Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, nuk do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e fundit të fazës eliminatore të Euro 2024 dy nga yjet e skuadrës.
Bëhet fjalë për Jude Bellingham dhe Levi Colwill.
Të dy lojtarët kanë shfaqur probleme me shpatullën, duke mos u grumbulluar për dy sfidat e radhës, ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.
Këto mungesa kanë krijuar jo pak dhimbje koke te trajneri Southgate edhe pse Anglia e ka siguruar kualifikimin në fazën finale.
Lojtarët u paraqitën fillimisht në kombëtare, por u vendos që të kthehen në klubet e tyre. Me vonesë do t’i grumbullohen kombëtares edhe Marcus Rashford e Kalvin Phillips, për arsye personale, ndërkohë që mungon James Madisson, i dëmtuar.
Për të plotësuar vendet bosh janë thirrur në kombëtaren e “3 luanëve” Cole Palmer, Rico Leëis dhe Ezri Konsa.