Ronald Araujo është njëri nga futbollistët e paprekshëm te Barcelona.
Katalonasit e kanë një super lojtar në radhët e veta dhe do të tentojnë ta “blindojnë” atë.
Barcelona pritet t’ia ofrojë një kontratë të re qendërmbrojtësit uruguaian.
Bayern Munich ka shprehur interesim për Araujon, teksa trajneri Thomas Tuchel e dëshiron në skuadër.
Marrëveshja e re do t’i ofrohet së shpejti atij.