Ish-futbollisti i Manchester United, Lee Sharpe ka thënë se portieri "Djave të Kuq" nuk duket i pazëvendësueshëm në rolin e tij.
Kamerunasi iu bashkua Manchester United nga Interi verën e kaluar.
Në ndeshjen e fundit me Galatasaray në Champions League, Onana nuk reagoi si duhet në gy goditjet e lira të Hakim Ziyech, duke bërë që turqit në dy raste ta ngushtonin epërsinë në ndeshjen e cila në fund u mbyllë me barazim 3-3.
“Fillimi i Onana paksa sikur i United këtë sezon, kaotik.
Koha do ta tregojë nëse ai mund të jetë portieri i United në perspektivë afatgjate. Nëse ai vazhdon të bëjë gabime, klubi ndoshta do të kërkojë dikë tjetër", ka thënë Sharpe.