Pep Guardiola thotë se Jurgen Kloop është rivali i tij më i fortë dhe beson se Sër Aleks Ferguson është trajneri më i madh në histori.
Shefi i Mançester Sitit e zbuloi këtë në një intervistë me pyetjet e tifozëve me prezantuesin e “Sky Sports”, Adam Smith, ndërsa zgjedh edhe Ilkai Gyndoanin si një futbollist që ka premisa të bëhet trajner i suksesshëm në të ardhmen.
Jeni përballur me shumë trajnerë në karrierë, cili është rivali juaj më i fortë?
Jyrgen Klop!
Përse?
Arsyeja e parë pse Klop ka qenë rivali im më i fortë është sepse ne jemi përballur me njëri-tjetrin 1.000 milionë herë. Së dyti, sepse ai më ka mundur shumë dhe kjo ka qenë gjithmonë një sfidë, të përballesh me të përsëri dhe përsëri.
Pra, ne e respektojmë njëri-tjetrin, të paktën, nga këndvështrimi im, unë e respektoj shumë atë. Sigurisht, ne kemi debate dhe nuk më pëlqen të mundem prej tij, por ai ka qenë rivali im më i madh për shkak të numrit të rasteve që jemi përballur me njëri-tjetrin dhe kënaqësisë kur e mposhtni, sepse ju e dini se sa e vështirë është.