Viti 2024 ka nisur me një lajm pozitiv për futbollistin shkodran Elton Fikaj.
18-vjeçari u grumbullua nga trajneri legjendar turk, Fatih Terimi, për ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Janinës e cila ishte ndeshja debutuese për Terim në stolin e Panathës, që triumfoi me rezultatin 2-0 falë golave të Ionidis dhe Vilhenës në minutat 25 dhe 48.
Edhe pse për Fikajn nuk pati aktivizim në këtë përballje, i rëndësishëm është fakti që ai është në planet e trajnerit Terim, i cili e shikon si pjesë e ekipit të parë. Ndërkohë vihej re mungesa e mesfushorit të Kombëtares, Enis Çokaj që nuk ishte i disponueshëm në këtë përballje.
Për sa i përket Çokaj, ekziston mundësia që në merkaton e janarit ai të largohet nga Panathinaikosi, teksa raportohet për një interesim të Hajdukut të Splitit.
Ndërkohë shkodrani Elton Fikaj kujtojmë se edhe në verë zhvilloi fazën përgatitore më ekipin e parë të Panathinaikosit në Austri dhe luajti në disa miqësore, por pa u grumbulluar asnjëherë për ndeshjet zyrtare teksa ka luajtur vetëm me ekipin e dyte.