Nuk ka revolucion te Tirana

Futboll

Nuk ka revolucion te Tirana

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:42
Tirana

Pritej një revolucion në merkato, por Tirana ka bërë një kthim “180 gradë”. Pas një analize të detajuar të presidentit Refik Halili është marrë vendimi që të mos ketë ndërhyrje të rëndësishme.

Sipas të gjitha gjasave mund të mos ketë as afrime dhe as largime nga grupi aktual që nisi përgatitjet ditën e djeshme, ndërkohë që është konfirmuar edhe Ahmataj në krye të skuadrës deri në fund të sezonit.

Merkato, nëse do të ketë, do të jetë e limituar dhe bardheblutë kanë nevojë urgjente për sulmues. Moustapha Ba dhe Drilon Hazrollaj janë emrat e përzgjedhur, për të parin Trepça kërkon 150 mijë euro, ndërsa i dyti është objektiv konkret edhe i Ballkanit dhe zor se Tirana do të futet në ‘ankand’.

Stafi teknik ka kërkuar edhe një mesfushor ‘6-sh’, pozicion jetik i bardhebluve nën drejtimin e Shehit. I vetmi në skuadër që e bën këtë rol është i riu Ermal Meta, por edhe ky pozitën natyrale e ka si qendërmbrojtës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat