Ferran Torres vazhdon të bëjë protagonistin te Barcelona.
Nëse katalanasit kanë përmbysur Las Palmasin një meritë i shkon dhe sulmuesit të kombëtares spanjolle.
Ka qenë ai që ka barazuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë dhe më pas Gyndoan ka shënuar golin e fitores me penallti.
Duke komentuar suksesin e vuajtur në ishujt Kanarie, ai ka deklaruar: “E dinim se na priste një rival i motivuar që luan mirë me top. Kemi dominuar ndeshjen në tërësinë e saj dhe besoj se ka qenë një fitore e merituar. Janë tri pikë shumë të rëndësishme për ne.
Mund ta kishim zgjidhur më shpejt takimin, por kemi gabuar në pasimin e fundit. Jam i kënaqur dhe me veten. Po shfrytëzoj minutat që më jep trajneri”.