Polemikat mbi ndeshjen Real Madrid - Almeria

Futboll

Polemikat mbi ndeshjen Real Madrid - Almeria

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:04
Xavi

Real Madrid-Almeria rezultoi në një ndeshje shumë të diskutuar sa u përket vendimeve të arbitrave.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez analizoi situatën, ndërsa theksoi se nëse thotë mendimin e tij do e skualifikonin.

“Nëse flas do të më skualifikojnë, por të gjithë e panë, e pa e gjithë bota.

Më kujtohet penalltia kundër Getafes, goli i Joaos kundër Granadës… por nuk flasim për këtë, do të kishim gjashtë pikë më shumë në kampionat.

Këto nuk janë justifikime, është realiteti”-akuzoi Xavi Hernandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat