Emiljano Çela është trajneri i ri i Kukësit.
Në një njoftim në rrjetet sociale klubi “verilindor” bën me dije se Çela së bashku me asistentin e tij Alfred Allamanin do të drejtojnë skuadrën.
“Emiljano Çela do jetë trajneri i ri i ekipit!
Së bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojnë përgatitjen për ndeshjen kundra Tiranes!
Suksese Emiljano!”-shkruan Kukësi.
Çela merr drejtimin e Kukësit pas largimit të Stavri Nicës ditën e djeshme, ndërsa misioni është mbijetesa, pasi pas 21 javëve “verilindorët” renditen në vend të parafundit të Superiores me 19 pikë.
Si trajner Çela ka drejtuar më herët Kastriotin dhe Flamurtarin