Lajm i keq për Aston Villën

Futboll

Lajm i keq për Aston Villën

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:23
Emery e Ten Hag

Lajm i keq për Aston Villën dhe trajnerin Unei Emery. Boubacar Kamara ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi në gju që pësoi në duelin e humbur 1-2 kundër Manchester United.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, autor i 30 ndeshjeve gjatë këtij edicioni me skuadrën nga Birmingemi, e ka mbyllur me futbollin për sezonin aktual.

Lajmin e keq e konfirmoi trajneri Emery në konferencën për shtypin përpara sfidës së sotme në transfertë kundër Fulhamit të Armando Brojës. 

24-vjeçari nga Marseille humbet në këtë mënyrë mundësinë për të luajtur me Francën në Euro 2024.

Pesë ndeshje numëron deri tani Camara me “Gjelat”.

Debutimi me Kombëtaren ndodhi gjatë qershorit të vitit 2022. Didier Deschamps e cilësonte si një nga kandidatët për të marrë ftesë në Europianin që do të organizohet në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat