Skënderbeu mposht përsëri Partizanin, për të dytën herë këtë sezon në Korçë. 1:0 fitoi skuadra e Ivan Gvozdenovic përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Dean Liço ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 38’, avantazh që Skënderbeu e ruajti deri në fund.
Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë pas daljeve me të kuq të Deivid Janaqit dhe Arinaldo Rrapajt.
Fitore e madhe për juglindorët, të cilët kanë grumbulluar 9 pikë në 4 sfidat e fundit në Superiore. Dhe tani numërojnë 34 pikë, përkohësisht 1 pikë larg zonës “Final Four”.
Humbja e pestë në kampionat për skuadrën e Orges Shehit, që vinte nga një moment i mirë pas fitoreve në derbi (kampionat) dhe ndaj Kukësit (Kupë).