Lugano ka shënuar sukses të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
Lugano si mysafire ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:3 ndaj Baselit.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ka përfunduar baras (2.2).
Futbollistët Albian Ajeti, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, janë paraqitur nga minuta e parë për Baselin.
Ajeti dhe Kacuri janë zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.
Hajrizi, Hajdari dhe Avdullahu janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Avdullahu është zëvendësuar në minutën e 116-të nga Taulant Xhaka.
Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe portieri Amir Shaipi, startuan për Luganon.
Shkëlqim Vladi e Uran Bislimi janë aktivizuar nga minuta e 72-të për Luganon.
Barray ka shënuar në minutën e 81-të e 83-tën për Baselin dhe Celar (6' e 15') për Luganon.
Penalltitë, për Luganon shënuan Valenzuela, Vladi, Sabbatini, Mahou dhe për Baselin realizuan Veiga, Jovanoviq, Barry dhe dështuan Frei e Schmidt.