Kualifikohet Fiorentina

Futboll

Kualifikohet Fiorentina

Më: 14 mars 2024 Në ora: 21:04
Pamje nga ndeshja

Mësohen tri skuadrat e parë që presin biletën për në fazën çerekfinale të Conference League: Fiorentina, Fenerbahce dhe PAOK.

Skuadra italiane barazoi 1-1 në “Artemio Franchi” me Maccabi Haifan, por falë fitores 4-3 në transfertë vijon më tej në këtë kompeticion me rezultat të përgjithshëm 5-4. Për ekipin vjollcë realizoi Barak, ndërsa për Maccabin Khalaili.

Fenerbahce u mposht minimalisht Royale Union SG, por e kishte fituar thellë 3-0 ndeshjen e parë në transfertë, kështu që kualifikohet në çerekfinale.

Mes tetë më të mirave është edhe PAOK-u, që fitoi 5-1 përballë Dinamos së Zagrebit, duke zhvlerësuar fitoren 2-0 të ekipit kroat në ndeshjen e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat