“Topçinjtë” mendojnë për sezonin e ardhshëm

Futboll

“Topçinjtë” mendojnë për sezonin e ardhshëm

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:57
Gonçalo Inacio

“Topçinjtë” mendojnë për sezonin e ardhshëm!

“Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të luftojnë në dy fronte këtë sezon, teksa në njërën anë është titulli kampion i Premier League, që mungon te “londinezët”, që prej vitit 2004 e në anën tjetër është “veshëllapushja” e UEFA Champions League, që lakmohet jo pak nga tekniku Mikel Arteta, sidomos tani që janë në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, drejtuesit e “gjigantëve” të Londrës, janë në pritje të merkatos së verës për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, për sezonine ardhshëm, ku një ndër të preferuarit e “Topçinjve” është portugezi Gonçalo Inacio, me qendërmbrojtësin 22-vjeçar të Sporting Lisbon, i cili prej kohësh ka treguar që ka një potencial të madh.

Përsa i përket çmimit, “gjigantët” e futbollit portugez kërkojnë plot 60 milionë euro, aq sa është dhe klauzola e lojtarit, shumë kjo që tek Arsenal janë gati të paguajnë për t’ia dhuruar trajnerit Mikel Arteta një përforcim fantastik në prapavijë, megjithatë “beteja” nuk do të jetë e lehtë për t’u fituar, pasi për talentin e mbrojtjes interesohen edhe “Galaktikët” e Real Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat