Tijjani Reijnders u ndal edhe te Milani në prononcimin për rtlnieuws.nl nga grumbullimi me kombëtaren e Holandës në prag të miqësoreve kundër Skocisë (22) dhe Gjermanisë (26).
Mesfushori po shijon sezonin e parë me kuqezinjtë e Stefano Piolit, ekip që po kalon një moment shumë të mirë. “Djalli” ka fituar pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Europa League.
Milani do të përballet në dy derbe italiane me Romën në çerekfinalet europiane, ndërkohë që në Serie A ka ardhur parakalimin ndaj Juventusit.
Gjithsesi, Interi kryesues po zhvillon një kampionat më vete dhe ndodhët shumë larg: 14 pikë. Reijnders e pranon se çështja e titullit është mbyllur.
“Nuk mendoj se është i mundur fitimin i kampionatit.
Gjithsesi, ne jemi në vendin e dytë dhe ende në garë për fitimin e Europa League”, u shpreh 25-vjeçari nga Zwolle.
Reijnders debutoi me kombëtaren tulipane në shtatorin e vitit të kaluar, duke u kthyer shpejt në një lojtar të rëndësishëm të Holandës. Përveçse Milanit.