Mesfushori e pëson keq për akuzën e fortë

Futboll

Mesfushori e pëson keq për akuzën e fortë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:50
Pamje nga një ndeshje

Almeria është shfaqur skuadra më e dobët gjatë këtij sezoni në La Liga. Vetëm një fitore në 29 javë kampionat dhe vendi i fundit për skuadrën andaluziane, që gjithsesi përballë Realit të Madridit zhvilloi një ndeshje të madhe.

Ishte data 21 janar kur Almeria befasoi “Los Blancos”, duke kryesuar 0-2 në “Santiago Bernabeu” për rreth një orë lojë. Por, Reali përmbysi rezultatin dhe fitoi 3-2, edhe falë vendimeve të dyshimta të arbitrave.

Në fundin e atij takimi, Gonzalo Melero nuk u përmbajt aspak duke u shprehur se ai dhe shokët e tij u grabitën në kryeqytetin spanjoll.

“Më vjen keq ta them, por këtë sezon kemi pasur disa situata kundër. Dhe ndaj Realit u tejkalua çdo kufi. Nuk mund të bënim më shumë se kaq për të fituar ndeshjen. U vodhëm”, shprehej 30-vjeçari i Almerias.

Fjalë të cilat i kanë kushtuar 4 ndeshje pezullim mesfushorit. Një vendim i marrë pas më shumë se dy muajsh, me Meleron që do të humbë duelet me Osasunën, Real Sociedad, Villarealin dhe Getafen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat