Dinamo do të presë Laçin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores.
Duel mjaft i rëndësishëm për “Blutë” që do të kërkojnë fitoren për “Final – Four”.
Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 18:00.
Tashmë është mësuar edhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. “Elbasan Arena” do të presë ekipet që do të luftojnë mes tyre për 3 pikët e kësaj jave.
Për shkak të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit FSHF-ja ka vendosur që Dinamo të luajë si pritëse në “Elbasan Arena”. Në këtë stadium”Blutë” kanë zhvilluar edhe disa ndeshje të fazës së parë të kampionatit.