​Ylli i Cityt e pëson nga policia

Futboll

​Ylli i Cityt e pëson nga policia

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:59
Jack Grealish

Siç bëhet e ditur nga “BBC”, ylli i Kombëtares së Anglisë dhe Manchester Cityt, Jack Grealish është gjobitur për shpejtësi.

Futbollisti 28-vjeçar u urdhërua të paguante 666 funte për shpejtësinë 70 km/h në një zonë 50 km/h.

Një gjykatë dëgjoi se ai u kap duke ecur me shpejtësi nga një kamerë celulare në Station Road, Wythall, Worcestershire, ndërsa ngiste një Range Rover Sport në mëngjesin e 17 korrikut të vitit 2023.

Policia në Worcester i dhanë gjithashtu pesë pikë dënimi ish-kapitenit të Aston Villas, i cili nuk u paraqit në gjykatë, por u deklarua fajtor përmes avokatit të tij.

Grealish, nga Barnt Green, Worcestershire, u urdhërua gjithashtu të paguante 110 funte për shpenzimet gjyqësore dhe një pagesë shtesë prej 266 funtesh për viktimën, duke e lënë atë me një faturë totale prej 1,042 funtesh.

U hoq akuza për mosdhënie informacioni në polici në lidhje me identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Pasi konfirmoi se dënimi maksimal për shkeljen ishte 1000 funte, i reduktuar në 666 funte pas pranimit të fajit, avokati i tij John Dye tha: "Ai mund të përballojë të paguajë këtë shifër. Më kërkohet të kërkoj falje në emër të tij. Ishte një gabim". 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat