Vinicius barazon rekordin e Lionel Messit

Futboll

Vinicius barazon rekordin e Lionel Messit

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 23:46
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka barazuar një rekord historik të Lionel Messit, për sa i përket përfshirjes në golat e shënuar në fazën me eliminim të Champions, para se të mbush 24-vjeç.  

Ylli brazilain ka qenë i përfshirë direkt në 22 gola të shënuar me 11 realizime dhe 11 asistime.  

I vetmi lojtar që kishte arritur ta realizonte këtë statistikë para se të mbushte 24-vjeç ishte Lionel Messi, ndërkohë që tashmë edhe braziliani është duke ecur në gjurmet e argjentinasit që shkroi historinë me Barcelonën.  

Vlen të theksohet fakti se Vinicius në finalen e sotme realizoi golin e dytë që “vulosi” triumfin e madrilenëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat