Asani: Kjo fanellë është shumë e rëndë

Futboll

Asani: Kjo fanellë është shumë e rëndë

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 11:10
Jasir Asani

Jasir Asani është një nga pikat kyçe të Kombëtares shqiptare. Ai realizoi një supergol mbrëmë nga goditja e dënimit në miqësoren e fituar nga Shqipëria.

“Çdo miqësore ka rëndësinë e vet ne duhet të japim maksimumin që të përgatitemi, është një miqësore që të marrim veten dhe të kemi një vetëbesim shumë të madh sepse na presin ndeshje të vështira në Europian. Unë mendoj se ishte një miqësore shumë e mirë dhe për të marrë një vetëbesim të lartë dhe për të vazhduar kështu.

Unë jam i lumtur me paraqitjen time dhe që e ndihmova skuadrën. Ne duhet të jemi bashkë dhe në Europian duhet të bëjmë maksimumin që nga minuta e parë për të marrë 3 pikët, duhet ta djersisim këtë fanellë pasi kjo fanellë është shumë e rëndë.

Të gjithë lojtarët janë shumë të lumtur këtu sepse atmosfera është shumë e mirë dhe pozitive ashtu siç e dinë të gjithë.

Me stafin me të gjithë bashkë me presidentin po na japin një përkrahje dhe mbështetje shumë të madhe.

Ne po bëjmë stërvitje në maksimum që të jemi të gatshëm për Europian. Duhet të japim maksimumin që nga minuta e parë kush është në fushë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë sepse na pret një rrugëtim shumë i gjatë.

Besoj do të ketë shumë tifozë për të na mbështetur, me ndihmën e tyre do ta kemi më të lehtë për të marrë 3 pikë, mendoj se ndeshja me Azerbajxhanin do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe një vetëbesim për të marrë përgatitjen për në Europian”, tha Asani për mikrofonat e FSHF-së..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat