KF Shkëndija e Tetovës komunikon angazhimin e futbollistit shqiptar, Aleksander Trumçi.
Mbrojtësi i djathtë 23 vjeçar vjen nga Bylisi i Shqipërisë, derisa pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore ka firmosur kontratë për huazim 6 mujor, me të drejtë blerje në janar kur pritet të firmoset për 2.5 vite.
“Ndjehem shumë i lumtur për këtë transferim te Shkëndija.
Personalisht mezi kam pritur të bëhet ky transferim. Zgjodha Shkëndijën për shkak se është klub shumë i madh dhe me shumë histori“, tha Trumçi, pasi firmosi zyrtarisht kontratën me Shkëndijën.