Një tjetër mesfushor nën urdhrat e Brdariç

Futboll

Një tjetër mesfushor nën urdhrat e Brdariç

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:53
Klinti Qato

Vllaznia është padyshim një nga skuadrat më aktive në merkato, në Kategorinë Superior,e teksa kuqeblutë kanë prezantuar edhe afrimin e tretë.

Mesfushori 26-vjeçar Klinti Qato është përforcimi më i ri i kuqebluve, teksa pasditen e të shtunës ka ardhur edhe prezantimi zyrtar.

“Jam gati për këtë aventurë të re’, është shprehur Qato në videon e prezantimit, teksa ka pozuar edhe me fanellën kuqeblu në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Qato ka qenë pjesë e Laçit në Kategorinë Superiore gjatë tre sezoneve të fundit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me fanellën kurbinase, teksa tashëm është gati për aventurën e tij të re me fanellën e Vllaznisë.

Mesfushori ka firmosur kontratë dy vjeçare me klubin shkodran, me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë, nëse palët do të jenë të kënaqura nga bashkëpunimi me njëra-tjetrën.

Më herët Vllaznia ka njoftuar edhe firmën me mesfushorin Ardit Deliu dhe mbrojtësin Melos Bajrami, të cilët do të vihen në dispozicion të trajnerit Brdaric për t’u përgatitur për turet eliminatore europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat