Kjo është nota për Kroosin

Futboll

Kjo është nota për Kroosin

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 12:58
Gjermania

Gjermania ka arritur të shënojë fitore të thellë në ndeshjen e parë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Gjermanët triumfuan me rezultat 5-1 ndaj Skocisë, në stadiumin “Allianz Arena”.

Golat u shënuan nga Florian Wirtz (10’), Musiala (19’), Havertz (45+1’), Fullkrug 68’) dhe Can (90+3’), kurse golin e nderit të Skocisë e realizoi Rudigeri (autogol).

Lojtari i ndeshjes nga SofaScore u shpall sulmuesi Havertz me notën 8.0.

Pas tij vlerësim të lartë kishin edhe Toni Kroos (7.9) dhe Jamal Musiala (7.9).

Lojtari më i dobët i takimit doli të jetë Ryan Porteous me 5.0, pasi u ndëshkua me të kuq, duke i lënë skocezët me dhjetë veta në fushë.

Gjermania tani ka tri pikë si lider i grupit A, kurse Skocia e fundit me 0 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat