Lavdëron tifozët

Futboll

Lavdëron tifozët

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 11:37
Jasir Asani në veprim

Shqipëria nuk ia doli të vazhdonte më gjatë rrugëtimin e saj në Euro 2024. Humbja me Spanjën me shifrat 1-0 “dhemb”, pasi detyroi kuqezinjtë të përshëndeten me këtë turne.

Pas këtij eliminimi ka reaguar në rrjetet sociale Jasir Asani.

“Mëngjarashi” i kombëtares shprehet krenar që është shqiptarë dhe pjesë e këtij ekipi. Ndër të tjera nënvizon se Kombëtarja u përball si e barabartë me më të fortët e Europës.

Gjithashtu tifozët kuqezi bënë që  çdo stadium të mbushej plot dhe të ishin të mrekullueshëm.

“Krenar që jam shqiptar e që jam pjesë e Kombëtares kuqezi.

Kemi shkruar historinë duke u bërë pjesë e Euro 2024, jemi përballur si të barabartë me më të fortët e Europës, duke treguar vlerat tona më të mira. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj me tifozët tonë të mrekullueshëm që kanë shkëlqyer në çdo ndeshje. Forca Shqipëri”, ka shkruar Asani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat