Koeman: Gakpo “kafshë”, kam vetëm një kritikë

Futboll

Koeman: Gakpo “kafshë”, kam vetëm një kritikë

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 20:38
Tifozët

Holanda zhvilloi ndeshjen më të mirë në Euro 2024 përballë Rumanisë, kundërshtar të cilin e mposhti 3-0. Tulipanët u rikthyen pas 16 vitesh në çerekfinalet e një Europiani.

Trajneri Ronald Koeman është mjaft i lumtur për performancën e djemve të tij, teksa thekson se goli i dytë, ai i qetësisë, duhet të vinte disi më shpejt duke parë rastet që krijoi Holanda.

“Ndonjëherë është e vështirë të shpjegosh pse luan keq dhe pse më pas arrin një nivel kaq të lartë loje. Minutat e para përballë Rumanisë ishin të vështira, por ne arritëm të dilnim në lojën tonë.

Ia dolëm t’u krijonim shumë probleme kundërshtarëve. Ndoshta e vetmja kritikë që kam – nëse mund të quhet e tillë – është fakti që golin i dytë erdhi shumë vonë.

Më pëlqeu shumë aspekti sulmuesi i skuadrës. Kemi shumë talente dhe e dimë që duhet të fitojmë diçka. Kam parë që shumë Kombëtare kanë patur probleme vazhdimësie.

Rezultati është gjëja që ka më shumë rëndësi në Europian, por ne jemi Holanda, e kemi detyrim të prodhojmë një futboll të bukur. Performanca ndaj Rumanisë ishte e jashtëzakonshme.

Nuk mungojnë elozhet për Cody Gakpon, autor i një goli, një asistimi dhe shumë mundësive të krijuara.

“Ai u shfaq sërish i rëndësishëm. Është një lojtar i fortë fizikisht dhe tepër i shpejtë, përveç cilësive të tjera që i ka jo të pakta”, theksoi Koeman në lidhje me sulmuesin e Liverpoolit.

Holanda sfidon Turqinë në “Olympiastadion” të Berlinit të shtunën e 6 korrikut, duke nisur nga ora 21:00. Në lojë është bileta për në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat