Eljon Sota aktualisht është lojtar i lirë në treg.
Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me Partizanit në fund të muajit qershor dhe mes palëve nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin.
26-vjeçari me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërie. Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se fieraku është nisur drejt Turqisë për të diskutuar një mundësi transferimi.
Ende nuk bëhet e ditur emri i ekipit, por skuadra që ka interes për Sotën militonnë ligën e dytë turke. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i largimit nga Partizani, mbrojtësi raportohet se ka arritur paraprakisht akordin me turqit.
Mbrojtësi ka arritur të luajë në 120 ndeshje në Superiore, ku ka mundur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste. Në verën e vitit 2021 mbrojtësi kaloi nga Apolonia te Partizani.