Mungon prej ditësh në stërvitje

Futboll

Mungon prej ditësh në stërvitje

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 11:06
Pamje nga një ndeshje

Teuta prej ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Durrsakët me në krye Edi Martinin vazhdojnë intensivisht stërvitjet në mënyrë që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur pas pushimeve.

Aktualisht nga “Djemtë e Detit” ka vetëm largime, me drejtuesit që ende nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë afrim. I radhës që mund të quhet i larguar nga rradhët e durrsakëve mund të jetë David Gjinollari.

Mbrojtësi prej ditësh mungon në stërvitje dhe kjo ka ngritur dyshimet për një largim të mundshëm të tij. 25-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Teutën dhe siç duket mes palëve deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes tyre në javën e ardhshme, e cila do të jetë vendimtare për palët. Kujtojmë se lojtari kryeqytetas prej dy vitesh është pjesë e durrsakëve, ku ka luajtur në total 4430 minuta, ku i aka dalë të shënojë 1 gola dhe të asistojë në një tjetër rast

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat