Fitore spektakolare me 5 gola

Futboll

Fitore spektakolare me 5 gola

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 20:58
Pamje nga ndeshja

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Frenklin Ahanonu, gjeti rrugën e rrjetës ditën sotme me fanellën e Astanës në triumfin 5-0 që skuadra e tij arriti në ndeshjen e Kupës ndaj Kaspij Aktau. 

22-vjeçari i cili spikati me skuadrën korçare, arriti të shënonte golin e parë të sfidës në minutën e 18-të. Frenklin qëndroi në fushë 66 minuta, teksa më pas i la vendin Basmanovit.  

Ky ishte goli i dytë i sulmuesit nigerian me fanellën e Astanës, pas atij të shënuar ndaj Zhetysu Taldykorgan, po në Kupë.  

Vlen të theksohet fakti se me skuadrën e Astanës, pak ditë më parë u bashkua edhe Nazmi Gripshi, i cili nuk ishte i disponueshëm për këtë duel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat