Tirana mori një barazim të vyer ndaj Torpedos në Gjeorgji duke u konfirmuar si të pathyeshëm përballë skuadrave gjeorgjiane. Tani ka mbetur edhe një ndeshje tjetër që do të luhet në Elbasan Arena për të eliminuar skuadrën e 3-të kaukaze pas Dinamo Tbilisi e Dinamo Batumi.
Më 18 korrik luhet sfida e kthimit dhe objektiv është kualifikimi në raundin e dytë të Conference League.
Ndryshe nga ndeshja e parë, tani bardheblutë do të jenë të kompletuar. Bledi Shkëmbit i rikthehet Qëndrim Ismajli të cilit iu ndalua udhëtimi në Gjeorgji për arsye skandaloze politike që vijojnë të bëhen peng i pakuptimtë për futbollistët dardan.
Një rikthim me peshë është ky i Ismajlit i cili ka impresionuar edhe në fazën përgatitore duke qenë kandidat edhe për fanellën titullare.
Megjithatë, në Elbasan pritet ta nisë nga stoli, por trajneri Shkëmbi mund të mbështetet tek ai në pjesën e dytë sidomos pasi kapiteni Përgjoni shfaqi disa shqetësime fizike në ndeshjen e parë.