Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të takohen sot (14 korrik) në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut.
Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00.
Një finale që premton të jetë spektakolare dhe emocionuese.
Southgate dhe De La Fuente i kanë besuar këtyre lojtarëve, që besojnë se në fund do i sjellin trofeun e Kupës së Evropës.