Leonard Zhuta nënshkruan me Shibenikun

Futboll

Leonard Zhuta nënshkruan me Shibenikun

Nga: K.G.. Më: 19 korrik 2024 Në ora: 14:06
Pamje nga prezantimi

Ish- futbollisti i Maqedonisë së Veriut, shqiptari  Leonard Zhuta, ka vazhduar karrierën në ligën e parë kroate përkatësisht në ekipin e Shibenikut.
Mbrojtësi i majtë 31-vjeçar nënshkroi kontratë njëvjeçare me Shibenikun, me mundësi vazhdimi.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shibenik, ku kam luajtur shumë herë gjatë karrierës sime, por në një skuadër tjetër.

Është koha për të veshur fanellën portokalltë. E di që është një klub me traditë të pasur dhe për këtë mezi pres sfidën e re”, – tha Zhuta.

Futbollisti i rikthehet futbollit kroat pasi që më shumë sukses e kishte veshur fanellën e Rijekës nga viti 2015 deri 2019, me të cilin fitoi dy kampionate.

Klubi i tij i fundit ishte Bromapojkarna nga Suedia, po ashtu ka luajtur edhe për Valerengën norvegjeze, Hacken nga Suedia, Lecce e Italisë dhe Konyaspor në Turqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat