Dështon transferimi i Braithwaite në Greqi

Futboll

Dështon transferimi i Braithwaite në Greqi

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:29
Martin Braithwaite

Dështon transferimi i Braithwaite në Greqi!

Vetëm pak ditë më parë, Martin Braithwaite braktisi klubin e Espanyol, duke mos e zgjatur qëndrimin e tij me spanjollët pas përfundimit të kontratës.

Së fundmi ishte raportuar se sulmuesi danez kishte vendosur të transferohej në Greqi, te skuadra e Olympiacos, në krye të së cilës është trajneri Jose Luis Mendilibar.

Megjithatë ky transferim bëhet me dije se ka dështuar, me 33-vjeçarin që tashmë po shqyrton opsione të tjera, përfshirë Gremio-n në Brazil..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat