Juventusi ka miratimin e Galenos

Futboll

Juventusi ka miratimin e Galenos

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:54
Venderson Galeso

Siç shpjegon “Sportmediaset”, klubi i Juventusit ka marrë “po”- në e Venderson Galeson, i cili ishte i vendosur për t’u transferuar te bardhezinjtë dhe për të luajtur në Serinë A.

Pasi është marrë miratimi i lojtarit, në ditët në vijim do të ketë negociata me Porton që në përgjithësi është një dyqan i shtrenjtë, por këtë verë duhet të shesë disa nga pjesët e tij të vlefshme për të respektuar kufijtë e “fair play”-it financiar, një situatë shumë e ngjashme me atë të përjetuar vetëm pak javë më parë me Aston Villa, i detyruar të sakrifikonte Duglas Luiz për të respektuar parametrat financiarë të Premier Ligë.

Kosto e operacionit “Galeno”, sipas klauzolës duhet të ishte 60 milionë, por sipas asaj që shkruajnë në Portugali edhe më pak mund të mjaftojnë. Vlera ideale do të ishte 40 milionë euro, ndoshta 30-35 milionë euro plus bonuse, për ta sjellë në Itali. Për momentin e vetmja siguri është që Juvja do të tentojë sulmuesin.

Në këto negociata mund të përmendet edhe emri i Fransisko Konseiaso që dëshiron të provojë Serinë A ashtu si babai i tij disa vite më parë, por përparësia për drejtuesit juventinë në këto momente është blerja e 26- vjeçarit, i cili do të plotësonte dëshirën e Motës për një tjetër element ofensiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat