Afrimi i Niko Uilliams është prioriteti i madh i Barçës në merkaton e verës dhe presidenti Joan Laporta e bëri të qartë në prezantimin e trajnerit Hansi Flik se klubi është në gjendje të mundësojnë firmën me yllin e Bilbaos dhe kombëtares spanjolle.
Te Barça besojnë se Niko Uilliams do ta pranojë propozimin dhe mendojnë se kanë paraqitur një ofertë të mjaftueshme për të marrë miratimin e anësorit. Por katalanasit nuk janë të vetëm në ofertën për nënshkrimin e tij.
Pak ditë më parë, u shfaq interesimi i fortë i Paris SG-së për sulmuesin spanjoll dhe “Catalunya Ràdio” tregoi se parisienët do të ishin të gatshëm të dyfishonin pagën që do të kishte ofruar Barça për të siguruar firmën e lojtarit të kombëtares spanjolle.
Në lidhje me ofertën e parisienëve, te Barça vazhdojnë të jetë në qetë dhe sipas “Sport”, klubi spanjoll nuk ka ndër mend të ndryshojë ofertën e vet për sulmuesin dhe presin një përgjigje sa më shpejt për të planifikuar me qetësi pjesën tjetër të lëvizjeve në treg.