Verdheblutë ndalen nga qipriotët

Futboll

Verdheblutë ndalen nga qipriotët

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 20:39
Lojtarët e Elbasanit

Elbasani zhvilloi miqësoren e rradhës pasditen e sotme ndaj qipriotëve të Ethnikos Achnas.

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola me të dy klubet që provuan të gjithë lojtarët në fushën e lojës.

Verdheblutë e Bordin e nisën ndeshjen me këtë formacion: Totoshi, Musta, Lulaj, Telushi, Kasa, Lila, Dros, Hila, Leo Melo, Ze Gomes, Gjoni!

Elbasani vijon përgatitjet për startin e edicionit të ri të Superiores që i gjen verdheblutë në elitën e futbollit shqiptar pas më shumë se 1 dekade. Drejtuesit kanë hyrë fuqishëm në merkato për të rritur cilësinë e grupit e për të ndërtuar një skuadër konkuruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat