Motta: Juventusi luan gjithmonë për fitore

Futboll

Motta: Juventusi luan gjithmonë për fitore

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 14:28
Thiago Motta

Pasi humbi 3-0 përballë Nurnbergut (Bundesliga 2), Juventusi zhvilloi një tjetër takim miqësor. Duke barazuar 2-2 kundër francezëve të Brestit.

Pas ndeshjes, mesfushori Manuel Locatelli theksoi se skuadra bardhezi zhvilloi një ndeshje mirë, pavarësisht keqardhjes për pësimin e golit në fund.

Nuk mungon një koment për trajnerin e ri Thiago Motta, dhe afrimet e reja të merkatos.

Me Locatellin që u bën të qartë tifozëve se Juventusi do të tentojë fitimin e trofeve.

“Trajneri dhe lojtarët e ri kanë sjellë shumë entuziazëm. Janë persona të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, kjo më pëlqen shumë.

Motoja e Juventusit është gjithmonë fitorja, por duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë. Ne punojmë dhe stërvitemi çdo ditë për të fituar”, u shpreh 26-vjeçari italian.

“Zonja” e nis sezonin e ri në Serie A në shtëpi. Përballë Comos, ekipit të rikthyer pas 21 vitesh në elitë. Duel i programuar për datën 19 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat