Larne është kualifikuar në Play-off- të Conference League.
Skuadra e Larne-s me penallti ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Ballkanit, në takimin e kthimit.
Ballafaqimi mes skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne dhe kampionit të Kosovës, Ballkani, në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat 1:0 për therandasit.
Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi që sfidën e parë në Prishtinë e ka fituar Larne me 1:0.
Futbollisti Walid Hamid shënoi nga penalltia në minutën e 45-të.
Pasi që vazhdimet nuk sollën ndryshim rezultati, kësisoj penalltitë përcaktuan fituesin.
Penalltitë: për Ballkanin shënoi Dulaj; dështuan Hamid, Engjell dhe për vendasit realizuan Thomson, Randall, Ryan, Gallagher.