E ardhmja e Ernest Muçit nuk është zgjidhur ende edhe pse vendimet e trajnerit të Beshiktashit tregojnë se largimi i tij nuk është i sigurt.
Giovanni van Bronckhorst ka bërë gati ekipin për transfertën e Luganos, ku skuadra turke do të luaj për një vend në fazën finale të Ligës së Europës.
Drejt Zvicrës ka udhëtuar edhe Ernest Muçi, i cili është përfolur shumë për një largim nga Beshiktashi. Fakti se Muçi ishte në avion mund të jetë një indicie, e cila tregon se mbase Van Bronckhorst mund të ketë ndryshuar mendim sa i përket të ardhmes së shqiptarit.
Tekniku holandez ka vepruar ndryshe me Aboubakar dhe Muleka, të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin pasi janë të përfolur se mund të largohen.
Sa i përket formacionit Giovanni van Bronckhorst ka lënë të kuptohet se Muçi nuk do të jetë titullar.