Sulmuesi befason me vendimin

Futboll

Sulmuesi befason me vendimin

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 21:11
Paulo Dibala

Paulo Dibala nuk do të largohet nga Roma. Kur dukej gjithçka e mbyllur për kalimin e tij te klubi arab Al Qadsiah, argjentinasi i ka befasuar të gjithë duke hequr dorë nga një rrogë marramendëse (75 milionë euro në tre vite). 

Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit Roma, shihemi të dielën”.

Një vendim i marrë teksa dy klubet po negocionin çmimin e kartonit të lojtarit.

Në momentet e fundit duket se Dibala ka ndryshuar mendjen duke refuzuar milionat e eurove, teksa zgjodhi Romën..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat