Partizani prezanton mesfushorin 22-vjeçar

Futboll

Partizani prezanton mesfushorin 22-vjeçar

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 20:00
Mateo Shana

Mateo Shanaj është zyrtarisht një lojtar i Partizanit. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur kontratë të vlefshme për 5 vitet e ardhshme. 

Klubi i kuq arriti marrëveshjen me Apoloninë, për të firmosur më pas me 22-vjeçarin. Kujtojmë se Shanaj është produkt i Akademisë së Tiranës, ndërsa ka mbajtur veshur më pas fanellën e Turbinës dhe Apolonisë. 

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierë për Shanajn i cili spikati në Kategorinë e Parë me fanellën e klubit fierak dhe tashmë është gati për këtë aventurë të re me “Demat e Kuq”.  

Sezonin e fundit Shanaj ishte padyshim një “motor” për mesfushën e Apolonisë duke regjistruar 3.076 minuta në plot 36 ndeshje dhe me një gol të realizuar. Mesfushori 22-vjeçar vlerësohet nga faqja e specializuar “Transfermarkt” 150 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat