Ilir Dajës largohet nga Ballkani

Futboll

Ilir Dajës largohet nga Ballkani

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 21:27
Ilir Daja

Menjëherë pas ndeshjes së humbur në Malishevë me rezultat 3-2, trajneri shqiptar është përshëndetur me futbollistët e Ballkanit, duke e mbyllur kështu një kapitull historik dhe tejet të suksesshëm me klubin nga Theranda.

Daja dhe Ballkani më herët para disa ditësh gjetën gjuhën e përbashkët për ndarje të rrugëve, por është pritur që të përfundojë edhe ndeshja me Malishevën, në mënyrë që Ballkani ta shfrytëzojë pauzën kampionale, shkaku i ndeshjeve të kombëtares, për ta gjetur stabilitetin rreth shefit të shtabit teknik.

Daja largohet pas një kohe nga Ballkani.

Skuadra nga Theranda kryeson renditjen me 7 pikë pas javës së 4-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat