Silvio Vokrri është shumë afër rikthimit në Superiore. 23-vjeçari ka mbyllur marrëveshjen me Vorskla Poltava në Ukrainë.
Me ukrainasit nuk ka mundur të luajë asnjë minutë në sezonin e kaluar dhe kjo ka bërë që palët të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Tashmë lezhjani prej disa ditësh ka nisur stërvitjen me Tiranën.
Mbrojtësi është vënë në urdhrat e Bledi Shkëmbit dhe me shumë gjasa pritet të firmosë me kryeqytetasit. Në të kaluarën Vokrri ka luajtur për Dinamon, Kastriotin dhe Tomorin.