Ilir Daja e nis me mungesa të dinamovitët

Futboll

Ilir Daja e nis me mungesa të dinamovitët

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 11:34
Ilir Daja

E gjithë vëmendja aktualisht është te ndeshjet e Kombëtares, ku kuqezinjtë  mbrëmë fituan 2-1 ndaj Ukrainës dhe  të martën do të luajnë ndaj Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Nations League.

Por pavarësisht pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, ekipet vazhdojnë stërvitjen për duelet e radhës në Superiore. Kështu një nga supersfidat e javës së 4-të të kampionatit është dueli mes Partizanit dhe Dinamos, ku tek dinamovitët do të debutojë Ilir Daja.

Derbi është parashikuar të luhet më 12 shtator në “Arenën e Demave”, ora 19:00. Takim ky që do të jetë shumë i luftuar. “Blutë” do të vuajnë mungesën e një titullari.

Në sfidën e mbrëmshme me Elbasanin, Bakary Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq.

Në këtë mënyrë mesfushori do të jetë i pezulluar për derbin me “Demat”, me stafin e dinamovitëve që duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat