Aksidentohen lojtarët e KF Bashkimi nga Kumanova

Futboll

Aksidentohen lojtarët e KF Bashkimi nga Kumanova

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 15:31
Pamje

Klubi i futbollit “Bashkimi” nga Kumanova njofton se gjatë ditës së sotme, trajneri dhe disa lojtarë të klubit kanë pësuar një aksident trafiku.

“Rrugës për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtarët Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni.

Për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç krye-trajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze!.

I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falënderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale!”, thuhet në njoftimin e KF Bashkimi nga Kumanova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat