Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Superiores.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.
Golat për Teutën u shënuan nga Kruja në minutën e 8’, Torraj në të 74-tën dhe Nasr në minutën e 90-të.
Ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Ismajli në minutën e 12-të. Në këtë mënyrë, Tirana merr humbjen e parë sezonale pas 6 barazimesh dhe 1 triumfi.
Me këtë fitore Teuta shkon në vendin e 6-të me 13 pikë. Ndërsa bardheblutë e Bledi Shkëmbit mbetet me 9 pikë në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.