Alpaj Jusuf, futbollisti luaftarak i KF Bashkimit nga Kumanova, pësoi një dëmtim të rëndë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Novacit në Novaci, (0-0) duke pësuar një frakturë në krahun e majtë, raporton Open-TV.
Lojtari vazhdoi të luaj, por për shkak të dhimbjve ishte i detyruar të lëshoj fushën. Ende nuk dihet se sa do t’i mungoj Bashkimit.
“Njoftojmë se lojtari ynë, Alpaj Jusuf, pati një lëndim serioz në pjesën e parë të ndeshjes, ku edhe vazhdoi të luante.
Megjithatë, për shkak të dhimbjeve, ai u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë pasi që kishte një lëndim serioz. I dëshirojmë shërim sa më të shpejtë Alpajit. Forca!“, thuhet në njoftimin e KF Bashkimi.