Xherdan Shaqiri kërkonte arsyetim nga gjyqtari! Kjo ishte arsyeja 

Futboll

Xherdan Shaqiri kërkonte arsyetim nga gjyqtari! Kjo ishte arsyeja 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 dhjetor 2024 Në ora: 18:28
Xherdan Shaqiri kërkon arsyen në minutën e 74-të

Baseli ka barazuar me rezultat 1:1 në konak të St. Galllenit, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës.

Në minutën e 72-të gjyqtarii ka anuluar golin e Baselit, pasi më parë Traore kishte shkaktuar ndërhyrje të ashpër.

Pas shikimit të VAR-it Traore u përjashtua me karton të kuq në minutën e 74-të. 

Futbollisti Xherdan Shaqiri kërkoi arsyen përse u anulua goli, pasi ishte i dyti ngase i pari qe anuluar për pozitë jashtë loje. 

Gjyqtari Tschudi i tregon se shkaku i faullit më parë dhe u anulua goli.

Mbrojtësi i Kosovës, Albert Vallçi, ka shënuar një gol në ndeshjen kundër Baselit 

Vallci në minutën e 38-të kaloi në epërsi vendasit. 

Shaqiri ka treguar angazhim të madh me shokë përkundlër sie ishin me një lojtar më pak nga minuta e 72-të e barazuan rezultatin. 

Në minutën e 85-të Kade nga rreth 19-20 metra shënoi gol në këndin e poshtëm të majtë, 1:1.

Shaqa me shokë festojnë këtë gol të bukur. 

Shaqiri dhe Leon Avdullahu janë paraqitur nga minuta e parë e Albian Ajeti nga ajo e 62-ta për Baselin. 

Bastien Toma u paraqit nga minuta e 61-të për St. Gallenin dhe pati një rast të mirë por topi shkoi jashtë portës.

Avdullahu është ndëshkuar në minutën e 55-të me karton të verdhë.

Pas javës së 17-të, Lugano kryeson me 31 pikë, pasojnë Baseli me 30, Servette 29, Lausanne 27, Zurich 27, Luzern 26, Sion 23, St. Gallen 22 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat