Partizani e shet kapitenin me çmim dyfish

Futboll

Partizani e shet kapitenin me çmim dyfish

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 16:14
Tedi Cara

Tedi Cara mund të quhet lojtari më i ri i ekipit ukrainas së Oleksandrias, diçka e konfirmuar nga drejtori i klubit.

Sulmuesi ka vendosur që ta mbyllë me Partizanin, për të nisur një aventurë të re në Ukrainë.

Në krahun tjetër, klubi shqiptar pritet të përfitojë rreth 145-150 mijë euro për shitjen e yllit të ekipit. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë mediat ukrainase, që tregojnë prapaskenat e këtij transferimi.

150 mijë euro në arkat e të kuqve, të cilët e shesin Cara sa dyfishi i asaj që e blen në vitin 2020 nga Besa, pra 75 mijë euro.

24 vjeçari e mbyll kështu me Partizanin pas plot 198 paraqitjesh me fanellën e kuqe. Në gjithë këto ndeshje, sulmuesi kavajas ia ka dalë që të shënojë 41 gola dhe të asistojë në 22 të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat