​Zyrtare, Dajaku largohet nga Hajduk Spliti

Futboll

​Zyrtare, Dajaku largohet nga Hajduk Spliti

Më: 13 janar 2025 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Leon Dajaku nuk është më pjesë e skuadrës kroate, Hajduk Splitit.

Palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës.

“HNK Hajduk dhe Leon Dajaku ranë dakord për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të përbashkët dhe anësori 23-vjeçar nga sot nuk është më lojtari ynë.”

Kështu thuhet thuhet në njoftimin e skuadrës kroate.

Dajaku nënshkroi për Hajdukun në verën e vitit 2023 dhe luajti gjithsej 38 ndeshje zyrtare në të cilat shënoi katër gola me katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat