Trajneri i shkarkuar i Milanit, Paulo Fonseca, mund të rikthehet në stol tjetër brenda javësh pas shkarkimit të tij, pasi Olympique Lyonnais është i interesuar.
Trajneri portugez u shkarkua më 30 dhjetor 2024, vetëm pesë muaj që nga marrja e rolit në “San Siro”. Ai kishte drejtuar skuadrën 24 ndeshje, duke përfunduar me 12 fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje midis Serie A, Champions League dhe Coppa Italia.
I zëvendësuar nga Sergio Conceicao, Fonseca mund të mos jetë pa punë për shumë kohë, sepse burime të shumta në Francë, përfshirë “L'Equipe”, raportojnë se ai është duke u rreshtuar për të marrë drejtimin e Olympique Lyonnais.
Thashethemet tashmë qarkullonin dhe tani intensifikohen pasi skuadra e Ligue 1 shkarkoi trajnerin Pierre Sage me efekt të menjëhershëm. Do të ishte një rikthim në Francë për trajnerin, i cili tashmë bëri mirë në Lille nga viti 2022 deri në 2024, përpara se të thirrej nga Milani.
51-vjeçari pati 45 fitore, 26 barazime dhe 19 humbje në stolin e LOSC, duke arritur në çerekfinalen e Konferencës së Ligës.